Denaj: Financim deri në 15 milionë lekë për agroturizmin dhe energjinë diellore

Denaj: Financim deri në 15 milionë lekë për agroturizmin dhe energjinë diellore

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se, Skema Kombëtare e Investimeve 2025, ofron mbështetje deri në 50% të vlerës së investimit, për projekte në fushën e agroturizmit dhe instalimin e pajisjeve fotovoltaike. “Mbështetja financiare për përfituesit përfshin, grant deri në 50% të vlerës së faturave tatimore, ose deri në 15 milionë lekë për çdo subjekt”, tha Denaj. Sipas saj, subjektet përfituese mund të sigurojnë financim të plotë falë kombinimit të grantit me kredi të butë (me interes vetëm 2%) dhe garanci sovrane prej 70% të kolateralit. Ministrja tha se, “ky financim synon të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm rural përmes agroturizmit dhe përdorimit të energjisë së rinovueshme, duke ndihmuar fermerët, sipërmarrësit ruralë dhe investitorët të modernizojnë aktivitetin e tyre. Aplikimet janë...