Rama “mori” edhe ujin

Rama “mori” edhe ujin

Me një ton sfidues dhe denoncues, kryeministri Edi Rama pranoi se vendi ka probleme me furnizimin me ujë, duke gjetur si “shpëtim” krijimin e një strukture të re të quajtur “Operatori i Ujit”, një institucion i ri për menaxhimin e të gjitha burimeve ujore në vend. “Fragmentimi në emër të decentralizimit i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte një katastrofë e vërtetë. Borxhet e larta, paaftësia në menaxhimin e lidhur edhe me politizimin ekstrem në këto ndërmarrje si dhe mungesa e ekspertizës që është shoqëruar me mungesë të investimeve në mirëmbajtje, sollën situata të pajustifikueshme”, tha kryeministri Edi Rama, duke pranuar situatën e rëndë me keqmenaxhimin e Ujesjellës- Kanalizimeve, por edhe pasojën e madhe të mungesës së furnizimit me ujë të qytetarëve....