Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Silvinjo: Ndeshja me Letoninë vendimtare, Gjibraltari test i rëndësishëm, jam i kënaqur me lojtarët
Adriatik BALLA Shqipëria do të luajë sot në mbrëmje, në orën 18:00, me Gjibraltarin, një ndeshje miqësore në transfertë, ku kuqezinjtë do ta shfrytëzojnë për të testuar forcën e tyre dhe për trajnerit do t’i shërbejë për të parë formën e lojtarëve. Në prag të këtij takimi, në konferencë shtypi doli edhe trajneri brazilian i Kombëtares, Silvinjo. Ai tha se skuadra është përgatitur maksimalisht për ndeshjen e nesërme për të marrë një rezultat pozitiv. Ai foli ndër të tjera edhe për largimin e Adrian Bajramit nga Kombëtarja, mungesat dhe afrimet e reja në skuadër si Shpendi, Kacurri dhe Çokaj. Përgatitja për Letoninë “E dimë që do të luajmë kundër Letonisë në shtëpi. Duhet të përgatitemi shumë mirë për atë ndeshje. Letonia është skuadër shumë e...