Sulmi i dhunshëm ndaj dy të miturve në Tetovë/ “Shteti po hesht”, reagon Aleanca për Shqiptarët: Akt barbar me sfond etnik

Sulmi i dhunshëm ndaj dy të miturve në Tetovë/ “Shteti po hesht”, reagon Aleanca për Shqiptarët: Akt barbar me sfond etnik

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër pas një incidenti të rëndë të ndodhur në qytetin e Tetovës, ku dy nxënës shqiptarë të shkollës së mesme ekonomike janë sulmuar brutalisht nga një grup prej më shumë se 20 personash, të identifikuar si pjesëtarë të grupit “Vojvoda”. Sipas njoftimit zyrtar të partisë, të rinjtë kanë pësuar lëndime serioze – njëri me hundë të thyer dhe tjetri me fraktura në brinjë dhe krah dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. “Ky nuk është një rast i zakonshëm i dhunës rinore. Kjo është një ngjarje me sfond etnik dhe me rrezik të lartë për sigurinë e qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut,” thuhet në deklaratën e Aleancës për Shqiptarët. ASH i bën thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë...