Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!

Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!

Një hapësirë ku kreativiteti dhe biznesi takohen, ky është vizioni pas ‘Muza Fashion Fair’ (MFF),  një nisëm e re e krijuar nga Andriola Kambo. Si autore dhe producente e platformës ‘Muza Competition’, Kambo ka sjellë për katër vite me radhë një trampolinë për talentet e reja, duke lidhur trashëgiminë kulturore shqiptare me industrinë bashkëkohore të modës. Përvoja e saj me mbi 9,000 dizajnerë dhe eksperienca ndërkombëtare në projekte Expo në Bruksel i kanë dhënë bindjen se ka ardhur momenti për të krijuar një panair që i shërben industrisë së modës në tërësi. Sipas Kambo, MFF nuk është thjesht një event mode. Është një platformë që bashkon të gjithë hallkat e industrisë: stilistë, blerës, prodhues tekstilesh, gazetarë, media të modës, shkolla dhe studentë, fotografë, videografë, DJ,...