Rritet bilanci i tragjedisë në Lisbonë: 15 të vdekur dhe 18 të plagosur nga dalja nga shinat e tramvajit

Rritet bilanci i tragjedisë në Lisbonë: 15 të vdekur dhe 18 të plagosur nga dalja nga shinat e tramvajit

Një nga tramvajet më të njohur të Lisbonës, i konsideruar simbol i qytetit dhe atraksion turistik, doli nga shinat të mërkurën duke shkaktuar 15 viktima dhe 18 të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë. Pesë prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa disa janë shtetas të huaj, njoftuan shërbimet e emergjencës. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në orarin e pikut, kur tramvaji “Elevador da Glória” humbi kontrollin teksa zbriste një kodër të ngushtë në qendër të Lisbonës dhe u përplas me një ndërtesë. Mjeti doli në njërën anë, ndërsa dhjetëra zjarrfikës e ekipe shpëtimi punuan për më shumë se dy orë për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat. Qeveria portugeze e cilësoi aksidentin si më të rëndin në historinë e fundit të kryeqytetit...