Korniza e investimeve për Ballkanin, kualifikohen dy projekte 93 mln euro për gazin natyror

Korniza e investimeve për Ballkanin, kualifikohen dy projekte 93 mln euro për gazin natyror

Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (wbif) ka kualifikuar dy projekte në sektorin e gazit për financim nga donatorët dhe bankat ndërkombëtare të Zhvillimit.Bëhet fjalë për projektet “Depozitimi nëntokësor i gazit natyror në Dumre” me kosto 75.3 milionë euro dhe Linja e Transmetimit të Gazit Fier -Vlorë 17.4 milionë euro.Projektet synohet të zhvillohen përgjatë 4 viteve në vijim me synimin për tu përmbyllur rreth vitit 2030 deh aktualisht janë në fazën e përgatitjes.Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi janë të vetmet vende në Evropë që nuk janë të lidhura me sistemet ndërshtetërore të transmetimit të gazit. Sektori i gazit në Shqipëri ka qenë në rënie të vazhdueshme. Prodhimi vendas i gazit  nga 1 miliardë metra kub në vitin 1982  në vitet e fundit është vetëm...