Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Padi e re në gjykatë për ‘Air Albania’, kompania shqiptare me probleme të mëdha financiare
Problemet financiare të Air Albanias, e cila ka vënë një avion taksi në dispozicion të Kryeministrit Rama, duket se janë shumë të thella. Faqja zviceriane e specializuar në lajmet e aviacionit, Ch-Aviation njoftoi se një nga qiradhënësit ka paditur në gjykatë kompaninë shqiptare për mospagimin e qirasë së avioneve.Nuk dihet se cila është kompania paditëse dhe në cilën gjykatë e ka paditur ajo Air Albanian.Por kohët e fundit në media është publikuar lajmi se një prej avionëve të Air Albanias u sekuestrua në Stamboll nga kompania qiradhënëse Etihad në fillim të muajit të kaluar për shkak të mospagimit të qirasë. Ky është lajmi i radhës që dëshmon se flamuri shqiptar i aviacionit mund të jetë në momentet e tij të fundit. Pak ditë më parë,...