“Asllani do të jetë i rëndësishëm për ne”, presidenti i Torinos: Më zemëroi shumë ajo humbje ndaj Interit

“Asllani do të jetë i rëndësishëm për ne”, presidenti i Torinos: Më zemëroi shumë ajo humbje ndaj Interit

Kristjan Asllani luajti ndeshjen e tij të parë me fanellën e Torinos më 31 gusht. Mesfushori shqiptar ishte titullar në përballjen kundër Fiorentinës, e cila përfundoi me shifrat 0-0. Në një intervistë të dhënë për “TeleLombardia”, presidenti i Torinos ka deklaruar se Asllani do të jetë një lojtar i rëndësishëm për skuadrën, por i duhet të rifitojë ritmin e ndeshjeve. Presidenti Kairo kërkon nga ekipi që të kenë rezultate më të mira se sa në sezonin e shkuar. “Kemi një skuadër konkuruese, të ndërtuar nga trajneri Baroni dhe nga drejtori sportiv Vanjati. Asllani? Ai ka nevojë që të rifitojë ritmin e tij të ndeshjes, por do të jetë i rëndësishëm. Simeone dhe Ngonge luajtën pak vitin e shkuar, por do të përmirësohen. Mund të bëjmë...