“Altin Dumanit i kanë kërcënuar familjen”/ Sula: Një prokurori të SPAK i kërcënuan fëmijët në Gjermani

“Altin Dumanit i kanë kërcënuar familjen”/ Sula: Një prokurori të SPAK i kërcënuan fëmijët në Gjermani

Në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, deputeti demokrat Dashnor Sula teksa komentonte vizitën e kreut të SPAK, Altin Dumani në SHBA, zbuloi se drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i është kërcënuar familja. Sula po ashtu zbuloi se një tjetër prokurori të SPAK i janë kërcënuar fëmijët që jetojnë në Gjermani nga krimi i organizuar. “Zoti Dumani e ka thënë dhe në mes të Komisionit të Ligjeve kur e kanë pyetur nga mazhoranca nëse ndihet nga deklaratat e Sali Berishës. Ai ka thënë zero, sepse janë deklarata politike, të cilat ngelin në kuadrin politik. Sepse ka patur zero kërcënime nga Berisha apo familja e tij. Në një kohë kur ka patur shantazhe nga elementë të mazhorancës apo të krimit të organizuar në...