Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Kundërshtar prej kohësh”/ Pse e sulmoi Trump Sorosin, flet ish-ministri i Jashtëm: Përplasja mes tyre, është…
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar përplasjen e fundit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe miliarderit George Soros, e cila ka kapur vëmendjen e opinionit publik. Sipas Milo, ky konfrontim nuk është asgjë më shumë se një tjetër shfaqje e përplasjes tradicionale mes kaheve politike në SHBA, që ndodhin shpesh, por me tone të ashpra, siç është stili i presidentit Trump. Milo theksoi se konflikti mes Donald Trump dhe George Soros ka disa vite që vazhdon. Ai kujtoi se gjatë mandatit të tij të parë dhe gjatë fushatës elektorale, Trump ka qenë një kritik i ashpër i Soros, i cili është një kundërshtar i njohur i presidentit. “Ajo që po ndodh në SHBA është një përplasje tradicionale. Nuk...