Kërcënoi se do të hidhte në erë një ndërtesë, arrestohet shqiptari në Itali

Kërcënoi se do të hidhte në erë një ndërtesë, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar mbajti peng banorët e një ndërtese në Itali për disa dhjetëra minuta, duke kërcënuar se do të shpërthente bombolat e gazit. U desh ndërhyrja e karabinierëve për të mposhtur sulmuesin. Incidenti ndodhi mbrëmjen e sotme në Acate të italisë. Një shtetas shqiptar (me shumë mundësi me probleme mendore), u tërbua, duke kërcënuar të pranishmit se do ta hidhte në erë ndërtesën. U deshën gjashtë anëtarë të karabinierëve për ta mposhtur dhe për ta trajtuar nga ndihmësit mjekësorë. Fatmirësisht, përvec panikut të banorëve, asnjë nuk u lëndua.