Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Gjykata e Lartë i mbyll derën Holta Zaçajt, KED skualifikon 6 kandidatë dhe vijon garën për Kushtetuesen mes polemikave për mandatin
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED ka konkluduar se 6 prej 13 kandidatëve për vendin e Holta Zaçajt në Gjykatën Kushtetuese, plotësojnë kriteret ligjore për të vijuar garën, ndërkohë që një prej tyre do të verifikohet të e enjten, më 4 shtator. Gjashtë të kualifikuarit për të vijuar garën janë gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Asim Vokshi; ish-kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami dhe ish-anëtari i po këtij këshilli, Alban Toro; ish-Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa dhe dy ish-anëtaret e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Tafa Bungo dhe Alma Faskaj. KED pritet që të verifikojë të enjten kandidaturën e e kryetarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba. Sipas një njoftimi të mëparshëm të KED, ishte vendosur që për verifikimin e Bibës...