Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ngjarje shokuese në Greqi/ Gjenden të vdekur në banesë foshnja i porsalindur dhe nëna e tij
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në lagjen Patisia të Athinës, ku një foshnje i porsalindur dhe nëna e tij u gjetën të vdekur brenda banesës. Policia dhe ambulanca morën një alarm për ngjarjen e ndodhur. Ishte vetë bashkëshorti i të ndjerës që sinjalizoi autoritetet pasi shkoi në banesë. Ai gjeti të vdekur gruan e tij 34-vjeçare, që siç dyshohet, u përpoq të lindte e vetme në shtëpi, duke arritur të priste edhe kordonin e kërthizës. I sapolinduri u gjet gjithashtu i pajetë. Në shtëpi në momentin e ngjarjes ishin edhe dy fëmijë të mitur të çiftit. Megjithatë, ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë shkaqet e plota dhe të sakta të ngjarjes.