Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Kombëtarja zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin
Kombëtarja ka zhvilluar seancën e zyrtare stërvitore në qendrën stërvitore në Malaga në prag të miqësores me Gjibraltarin, që do të luhet më 4 shtator, ora 18:00 në stadiumin “Europa Point” të Gjibraltarit. Trajneri Silvinjo ka punuar për më shumë se një orë me të gjithë grupin, duke u fokusuar më shumë në aspektin taktik. Me ekipin sot në stërvitje është bashkuar edhe portieri Simon Simoni. Deri tani i gjithë grupi gëzon formë të mirë dhe nuk ka probleme me dëmtimet. Pas miqësores me Gjibraltarin, më datë 9 shtator kombëtarja do të presë Letoninë në sfidën e kualifikueseve që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe nis në ora 20:45. Biletat për sfidën zyrtare të kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026 mund t’i blini...