Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
A mundet mjalti të përmirësojë shëndetin e zemrës? Ja sasia që rekomandohet
Pavarësisht nëse e preferoni në çaj apo për ta shoqëruar me ushqime të tjera, mjalti fal një sërë përfitimesh shëndetësore. Ky ushqim mund të ndihmojë në qetësimin e kollës dhe dhimbjeve të fytit, në shërimin e plagëve dhe në lehtësimin e shqetësimeve gastrointestinale. E megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju duhet ta konsumoni me tepricë. Mjalti është i pasur me sheqer, prandaj konsumi i tepërt mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak dhe mund të çojë në shtim në peshë. Mënyra më e sigurtë për të korrur disa nga përfitimet për trupin dhe shëndetin tuaj të përgjithshëm mbetet konsumi në moderim. Një studim i ri të cilit AgroWeb.org iu referua, zbuloi se si shëndeti juaj mund të përfitojë nga konsumi i mjaltit....