Dënohej me dy deri në pesë vjet burg/ Greqia, tani miraton ligjin për kthimin me forcë të emigrantëve pa dokumente

Dënohej me dy deri në pesë vjet burg/ Greqia, tani miraton ligjin për kthimin me forcë të emigrantëve pa dokumente

Parlamenti grek miratoi sot një ligj të diskutueshëm që parashikon kthimin me forcë të azilkërkuesve të refuzuar dhe kriminalizon qëndrimin e paligjshëm në vend, gjë që tani dënohet me dy deri në pesë vjet burg. Pavarësisht kritikave të shumta nga Komisioneri i Lartë për Refugjatët, Avokati i Popullit Grek, Unioni i Gjyqtarëve Administrativë dhe një numër OJQ-sh për të drejtat e njeriut, ligji u miratua nga shumica e partisë konservatore në pushtet, Demokracia e Re (ND), partisë nacionaliste Niki dhe deputetëve të pavarur të ekstremit të djathtë pas një debati të nxehtë në parlament që filloi të martën. Parlamenti njoftoi se të gjitha partitë e majta të opozitës votuan kundër ligjit. Partia Socialiste Pasok e quajti ligjin “të paligjshëm, kaotik dhe të pazbatueshëm”, ndërsa Partia...