Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Antony refuzoi gjigantin e Europës në orët e fundit para se të transferohej te Betis
3 Shtator 2025 19:51 Telesport Antony ka qenë një nga “personazhet” kryesore gjatë merkatos së verës. Ditën e fundit të afatit të merkatos, braziliani u transferua te Betis, aty ku shkëlqeu gjysmën e dytë të sezonit të kaluar kur u huazua nga Man. United. Betis bëri një sakrificë të madhe financiare për të siguruar shërbimet e Antony. Klubi andaluzian ka blerë 50% të të drejtave të Antony për një shifër afër 25 milionë euro. Ndërkohë, mediat spanjolle zbulojnë se për brazilianin ditët e fundit ka pasur një interesim të madh nga Bayern Munich. Klubi bavarez i ka ofruar madje dyfishin e rrogës që fiton tani në Spanjë, por anësori brazilian donte vetëm të rikthehej te Betis. Synimi i Antony është të shkëlqejë sërish te Betis,...