Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ushqimet që përmbajnë Vitaminë A, ja pse janë jetike për mbrojtjen e syve
Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i imunitetit, organet, rritja dhe zhvillimi dhe mbarëvajtja e shtatzanisë. Ekspertët rekomandojnë që burrat të konsumojnë një sasi prej 900 mikrogramësh të vitaminës A në ditë. Gratë rekomandohen të marrin 700 mikrogramë ndërsa fëmijët dhe adoleshentët të marrin 300 deri në 600 mikrogramë vitaminë A në ditë. Vitamina A është thelbësore për ruajtjen e shëndetit të syve. Ajo është e nevojshme për të konvertuar dritën që bie në kontakt me sytë në një sinjal elektrik që i dërgohet trurit. Në fakt, një nga simptomat e para të mungesës së vitaminës A, mund të jetë verbëria e natës. Kjo ndodh rëndom tek njerëzit që kanë mungesa të kësaj...