“Mijëra familje s’blejnë dot ushqimin bazë”/ ‘Vendi’ i Shqipërisë, reagon Xhixho: Dështim i qeverisë

“Mijëra familje s’blejnë dot ushqimin bazë”/ ‘Vendi’ i Shqipërisë, reagon Xhixho: Dështim i qeverisë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka ngritur shqetësime të forta lidhur me nivelin e pagës minimale në Shqipëri, e cila, sipas saj, e vendos vendin në fund të listës së Evropës përsa i përket të ardhurave të qytetarëve. Në një postim në Facebook, Xhixho theksoi se paga minimale në Shqipëri është vetëm 408 euro, një shumë që e rendit vendin mes më të keqpaguarave në Europë, sipas të dhënave të EUROSTAT. Xhixho nënvizoi se kjo shifër është shumë larg mesatares evropiane dhe e bën Shqipërinë një nga vendet me familjet më të varfra në kontinent. “Kjo do të thotë që familjet shqiptare me të ardhura të ulëta janë më të varfrat në Europë,” shkruan Xhixho në postimin e saj, duke shtuar se krahasimi...