Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Aspak fajtor për Adrian Bajramin, i uroj suksese”/ Sylvinho para ndeshjes me Gjibraltarin: Nuk besoj te miqësoret, ende nuk e kam 11-shen për Letoninë
Shqipëria do të zhvillojë një miqësore përballë Gjibraltarit në Europa Point të enjten e 4 shtatorit, pesë ditë përpara duelit me Letoninë në Tiranë, e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit 2026. Tekniku i Kombëtares kuqezi, Sylvinho, ka folur në një konferencë për mediat përpara këtij dueli, nga i cili kërkohet fitorja. “Sa i përket ndeshjes, është shumë e rëndësishme. Luajmë me Letoninë në Tiranë. Një kundërshtar i vështirë, skuadër fizike dhe shumë e organizuar. U konstatua që kemi vuajtur në ndeshjen ndaj Letonisë në mbrojtje. Unë mendoj se kemi vuajtur si skuadër. Kur ke lojtarë që të mungojnë. Është më e vështirë. Unë kam punuar me Brazilin dhe ka qenë e vështirë dhe për Brazilin. Na ka ndodhur edhe ne më përpara. Duhet të përgatitesh...