Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Lista Serbe ka kërkuar nga Kushtetuesja caktimin e masës së përkohshme për konstituimin e Kuvendit
Lista Serbe në kërkesën që ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me votimin e nënkryetarëve të Kuvendit, ka kërkuar që votimi për nënkryetarët nga partitë e komuniteteve joshumicë të kthehet në pikën zero, të zhvillohet në mënyrë të unifikuar, apo thënë ndryshe në “pako”, dhe të vendoset masë e përkohshme, në mënyrë që mos të hapet rrugë për rrjedhjen e afateve për formimin e Qeverisë. Në kërkesën e Listës Serbe të cilën e ka siguruar KALLXO përmes burimeve zyrtare, kjo parti ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese ta pranojë kërkesën si të bazuar, nën arsyetimin se është bërë në pajtim me nenin 113 paragrafi 5, dhe është parashtruar nga dhjetë deputetë. Lista Serbe ka kërkuar që Kushtetuesja të konstatojë se Kryetari i Kuvendit ka shkelur...