Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“PD nuk i fiton sepse strukturat e partisë janë ndarë”,Açka ultimatum Bardhit:Më kërko falje publikisht ose s’ka pajtim
Flutura Açka, i ka drejtuar një kërkesë publike për ndjesë Gazment Bardhit.E ftuar në një emision televiziv, Açka u shpreh e prerë se pa këtë ndjesë publike, nuk do të ketë asnjë bashkëbisedim apo pajtim mes tyre. “Më kërko falje!”-ishte kërkesa e drejtpërdrejtë që Açka i bëri Gazment Bardhit gjatë intervistës.Ajo deklaroi se Partia Demokratike është e copëtuar dhe se përçarja nuk mund të tejkalohet pa një proces të qartë pajtimi dhe pastrimi, i cili duhet të nisë nga individët që kanë krijuar ndasi të thella brenda partisë. “PD nuk i fiton më zgjedhjet sepse strukturat e partisë janë ndarë, janë copëzuar. Janë ndarë për çështje parimore. Këto pjesë nuk bashkohen po nuk u pajtuan. Kanë harruar një proces shumë të rëndësishëm që është pastrimi...