Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
10 ditë në koma, humb jetën babai i 3 fëmijëve i aksidentuar nga 17-vjeçari
Ka ndërruar jetë sot në Spitalin e Traumës në Tiranë, Kreshnik Tomani i cili u përpas nga një ‘Land Rover’ që po drejtohej nga një 17 vjeçar. Aksidenti u shënua më 24 gusht 2025 pranë Shkollës së Muzikës në Fier dhe 35 vjeçari ndodhej prej 10 ditësh në gjëndje kome në spitalin e Traumës. Babai i tre fëmijëve u përplas nga makina që drejtohej nga një 17 vjeçar pa patentë. Pas ngjarjes së ndodhur në lagjen “Liri Gero”, i mituri u arrestua në flagrancë për veprat penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, 17-vjeçari që ishte në timon pa patentë.