“Kemi mësuar nga gabimet”, Kumbulla ka dy fjalë edhe për rastin e Bajramit

“Kemi mësuar nga gabimet”, Kumbulla ka dy fjalë edhe për rastin e Bajramit

3 Shtator 2025 19:14 Telesport Përveç trajnerit Sylvinho, në konferencën e sotme për shtyp ishte edhe Marash Kumbulla. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, mbrojtësi kuqezi tha se skuadra ka analizuar gabimet që janë bërë në ndeshjet e mëparshme. Ndër të tjera, Kumbulla tha se është gjithmonë gati nëse trajneri vendos t’i japë minuta. Largimi i Adrian Bajramit nga Shqipëria – Ekipi është mirë. Secili bën zgjedhjet e veta. Ne mendojmë për grupin që jemi këtu dhe lojtarët që luajnë me Shqipërinë. A janë marrë masa të përmirësojmë gabimet që kemi bërë në mbrojtje më parë? Kemi parë videot, kemi analizuar gabimet që kemi bërë në ndeshjen me Letoninë dhe Serbinë. Do t’i përmirësojmë. Kemi pasur kohë të punojmë këto ditë në Malaga. A e mendon...