Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kërcënuan Kurtin, të akuzuarit deklarohen të pafajshëm: Të mos ketë frikë nga ne por nga historia
Dy të akuzuarit për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, janë deklaruar të pafajshëm gjatë seancës fillestare të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të mërkurë. Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani u deklaruan rreth fajësisë, pasi prokurori Bekim Kodraliu lexoi aktakuzën, ku thuhej se dy burrat e kishin kërcënuar seriozisht dhe publikisht kryeministrin Albin Kurti, në vitin 2023. “I pandehuri Faton Klinaku, seriozisht dhe publikisht e ka kanosur përmes rrjetit social Facebook duke postuar. Pas reagimeve të opinionit publik, i pandehuri ka përsëritur një shkrim me përmbajtje kërcënuese. I pandehuri seriozisht e ka kanosur me vrasje kryeministrin Albin Kurti”, tha prokurori Bekim Kodraliu. Pas seancës së shqyrtimit fillestar, Klinaku tha se nuk ka kryer asnjë vepër penale, ndërsa Selmani deklaroi se...