“Gabimet me Letoninë, t’i përmirësojmë”/ Kumbulla: Vendimi i Bajramit? Secili bën zgjedhjet e veta

“Gabimet me Letoninë, t’i përmirësojmë”/ Kumbulla: Vendimi i Bajramit? Secili bën zgjedhjet e veta

Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes miqësore me Gjibraltarin. Futbollisti kuqezi u pyet për largimin e Adrian Bajramit te Zvicra, ndërsa tha se secili lojtar bën zgjedhjet e veta. Ndër të tjera ai theksoi se ekipi ka punuar për të përmirësuar gabimet e bëra në ndeshjet e tjera. “Ekipi është mirë. Secili bën zgjedhjet e veta. Ne mendojmë më shumë për veten dhe për grupin që jemi këtu. Nuk do mendojmë asgjë për lojtarët që bëjnë zgjedhje tjetër. I kemi parë videot e ndeshjeve për gabimet që kemi bërë. Duhet të përmirësojmë gabimet. Kemi punuar. E kemi mendjen te Gjibraltari dhe të shikojmë për ndeshjen me Letoninë. Unë jam gati gjithmonë për Shqipërinë. Kombëtarja është e para...