Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar të PD/ Heq nga grupi i WhatsApp anëtarët që nuk u rizgjodhën deputetë
Flamur Noka nis spastrimet në parti, heq nga grupet e WhatsApp deputetët që nuk rimorën mandatin, ende pa u betuar të rinjtë Në Partinë Demokratike nisin “spastrimet” e radhës, në nisje të sezonit të ri politik në vend. Deputetët demokratë të cilët nuk arritën të rikonfirmoheshin në parlament, pasi u lanë jashtë listës së mbyllur, janë hequr që sot nga grupet e aplikacionit WhatsApp, për anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe të vetë grupit parlamentar. Fare papritur, një pjesë e mirë e tyre, siç treguan për Report TV, panë se ishin hequr nga lista, pa asnjë njoftim paraprak. Report Tv konstatoi se fshirja e tyre nga grupet e WhatsApp është bërë direkt nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka. Në Këshillin Kombëtar, përveç atyre që janë të...