Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Jemi përpjekur për t’u përmirësuar”/ Konferenca para miqësores, flet futbollisti: Kombëtarja para të gjithave
Përkrah trajnerit Sylvinho në konferencë para miqësores ndaj Gjibraltarit doli edhe mbrojtësi i kombëtares, Marash Kumbulla. “Ekipi është mirë. Secili bën zgjedhjet e veta. Ne mendojmë më shumë për veten dhe për grupin që jemi këtu. Nuk do mendojmë asgjë për lojtarët që bëjnë zgjedhje tjetër. I kemi parë videot e ndeshjeve për gabimet që kemi bërë. Duhet të përmirësojmë gabimet. Kemi punuar. E kemi mendjen te Gjibraltari dhe të shikojmë për ndeshjen me Letoninë. Unë jam gati gjithmonë për Shqipërinë. Kombëtarja është e para të gjithëve. Çdo lojtar dëshiron të luajë për Kombëtaren”, tha mbrojtësi.