Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Koçiu: Mikroskop digjital në Shërbimin e Neurokirurgjisë, teknologjia më e avancuar për kirurgjinë e trurit e të…
Shërbimi i Neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë është tashmë i pajisur me mikroskopin digjital “Aesculap Aeos” që zëvendëson pajisjen e mëparshme dhe sjell një nga teknologjitë më të avancuara për kirurgjinë e trurit dhe të shtyllës kurrizore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i QSUNT, Florenc Spaho, ishte sot në ambientet e këtij shërbimi, ku u njoh nga afër nga përfitimet që sjell ky investim për mjekët dhe pacientët. Koçiu theksoi se ky investim i qeverisë shqiptare rrit sigurinë dhe efikasitetin e ndërhyrjeve për pacientët, duke shërbyer njëkohësisht edhe si mjet i vlefshëm trajnimi për mjekët e rinj, të cilët mund të ndjekin drejtpërdrejt operacionet nga monitori. Ministrja theksoi se vetëm gjatë vitit...