Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Gjyqtarja e akuzuar nga Berisha do të shqyrtojë dosjen penale të Ilir Metës
Shorti elektronik i Gjykatës së Posaçme ka përzgjedhur gjyqtaren Irena Gjoka për shqyrtimin paraprak të dosjes penale ndaj ish-presidentit, Ilir Meta. Gjoka ka qenë një prej gjyqtareve më të akuzuara nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi ajo miratoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij muaj më parë. Berisha thotë se Gjoka ka shkelur ligjin pasi nuk ka raportuar në formularin e vetëdeklarimit një dënim të marrë në shtetin grek. Gjykata e Posaçme e Apelit caktoi datën 8 shtator, ora 10:00, për seancën gjyqësore të ankimit të ish-presidentit Ilir Meta, kundër vendimit që la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij. Më 13 gusht, Gjykata e Posaçme vendosi të mos pranojë kërkesën e Metës për të lënë qelinë, duke arsyetuar...