Aksi Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, Rama: Përmirëson ndërlidhjen e komuniteteve

Aksi Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, Rama: Përmirëson ndërlidhjen e komuniteteve

Ditën e sotme  kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi  nga aksi rrugor Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq. Kreu i qeverisë thotë se ky segment përmirëson ndërlidhjen e komuniteteve të kësaj zone me qendrat urbane, teksa nga ana tjetër nxjerr në pah peizazhin e mrekullueshëm “Ky segment i përfunduar rishtazi e përmirëson shumë ndërlidhjen e komuniteteve të kësaj zone me qëndrat urbane dhe nxjerr në pah një itinerar të ri i cili kalon përmes një peizazhi shumë të bukur, duke nxitur një perspektivë të re për turizmin natyror në këtë qark”, shkroi Rama në rrjetet sociale.