Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shorti elektronik/ Irena Gjoka do të gjykojë Metën, Kryemadhin dhe tre bashkëpunëtorët
Fati i 130 fashikujve me të akuzuar Ilir Metën do të jetë në dorën e gjyqtares Irena Gjoka, që si gjyqtare paraprake e zgjedhur duhet të vendosë në vijim nëse janë apo jo të plota hetimet ndaj ish presidentit. Gjyqtarja antikorrupsion u vendos nga rastësia e shortit elektronik midis 10 gjyqtarëve, ku i vetmi që u përjashtua nga procedura rastësore ishte Erjon Cela, i cili një vit më parë shpalli arrest në burg ndaj Metës. Gjetja e gjyqtares paraprake u vulos në krye të një jave nga koha kur SPAK dorëzoi dosjen në gjykatë me Ilir Metën nën akuzë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, Monika Kryemadhin, Pirro Xhixhon, Ema Cokun dhe Fatime Kryemadhin. Irena Gjoka gjendet përballë afateve ligjore brenda të cilave duhet...