Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Po a mundet një grabitës votash të…’/ Shpërthen Boçi: I është turrur njerëzve, po kur vjedh qeveria çfarë ndodh?
Demokrati Luçiano Boçi ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook, pas deklaratës që kryeministri Edi Rama bëri sot për qytetarët që vjedhin ujë.Kryeministri paralajmëroi masa të ashpra ndaj atyre që vjedhin ujin në vend. “Ai që paguan ka të drejtën të vëri kujën se pse nuk e merr ujin. Ndërsa ai që e vjedh ujin duhet të penalizohet me heqje lirie, siç ndodhi me ata që vjedhin energjinë elektrike”, tha Rama. Lidhur me paralajmërimin e Ramës, Boçi flet me rezerva dhe kritika për qeverinë e socialistëve. Demokrati akuzon qeverinë se “pasi shndërroi për 12 vite ujësjellësat në bankomate votash e punësishmesh, tani i turret njerëzve”. “Po kur ujin e vjedh qeveria lokale e qendrore, duke mos ia çuar qytetarit në shtëpi, siç i është...