Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zbardhen emrat e kandidatëve për vendin vakant të kreut të Gjykatës Kushtetuese/ Ja kush janë 6 të kualifikuarit
Janë zbardhur emrat e kandidatëve që kanë garuar për vendin vacant të kreut të gjykatës Kushtetuese. Raportohet se në garë morën pjesë 13 kandidatë dhe 6 prej tyre u kualifikuan për të vazhduar garën. Kandidatët që u përzgjodhën janë: Asim Vokshi, Alban Toro, Florjan Ballhysa, Naureda Llagami, Genta Tafa dhe Alma Faskaj. Vakanca është shpallur nga Gjykata e Lartë pas përfundimit të mandatit të Olta Zaçes.