Bashkitë, 36 milionë euro borxhe për të shlyer/ Ja kush ka më shumë detyrime

Bashkitë, 36 milionë euro borxhe për të shlyer/ Ja kush ka më shumë detyrime

Në gjysmën e parë të vitit borxhet e mbartura të bashkive kundrejt kompanive që kryejnë punë publike por edhe qytetarëve regjistrohen në vlerën  e 3.6 miliardë lekëve apo 36 milionë eurove. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, ajo që vihet re është se ka një tendencë të reduktimit të detyrimeve të prapambetura të pushtetit vendor prej  me afro 5 milionë euro në raport me fundin e Marsit 2025, por rritje prej 6 milionë eurosh në raport me Dhjetorin 2024, ku stoku regjistrohej në 33 milionë euro. Detyrimi i vendosur nga qeveria për shlyerjen e stokut megjithëse ka pasur ecuri pozitive në dy vitet e fundit, sërish ka luhatje të herëpashershme nga një tre mujor në tjetrin. Edhe pse qëllimi është që stoku i...