Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Putin fton Kim Jong-un në Moskë, lideri Suprem i Koresë së Veriut i jep fjalën presidentit rus: Do bëjmë gjithçka për t’iu ndihmuar
Presidenti rus Vladimir Putin ka ftuar udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, të vizitojë Rusinë, gjatë një takimi të gjatë në Pekin në kuadër të paradës më të madhe ushtarake të Kinës. Nga ana e tij, Kim premtoi se do të bëjë “gjithçka që mundem për të ndihmuar” Moskën. Takimi mes dy liderëve autoritarë u zhvillua në prani të presidentit kinez Xi Jinping, me të cilin ata ndanë skenën në sheshin Tiananmen gjatë ceremonisë për 80-vjetorin e fitores mbi Japoninë në Luftën e Dytë Botërore. Është hera e parë që Xi, Putin dhe Kim shfaqen publikisht së bashku. Në bisedimet dypalëshe që zgjatën mbi dy orë, Kim i tha Putinit “shihemi së shpejti”, ndërsa presidenti rus iu përgjigj: “Ne të presim, eja na vizito”....