Nxiste 3 të mitur të kryenin vjedhje në Tiranë, kapet 39-vjeçari

Nxiste 3 të mitur të kryenin vjedhje në Tiranë, kapet 39-vjeçari

Policia ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili nxiste 3 të mitur që të kryenin vjedhje në disa zona në Tiranë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, si rezultat i punës hetimore, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e implikuar në vjedhje, kapën në kuadër të operacionit “Nxitësi”, shtetasin e shpallur në kërkim, Xhiljon Hoxha, 39 vjeç. Ai dyshohet se ka shtyrë në mënyrë të përsëritur, 3 shtetas të moshave 12 dhe 13 vjeç, për të kryer vjedhje të ndryshme, në disa zona të Tiranës. Vijojnë hetime për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të 39-vjeçarit, në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.