Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Mashtrime pa fund”, Spahia akuzon qeverinë për dështimin e furnizimit me ujë 24 orë: Miliarda shpenzime, por pa ujë
Deputeti i zgjedhur i PD, Bardh Spahia, ka reaguar lidhur me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm, duke akuzuar qeverinë për mashtrime të përsëritura dhe keqpërdorim fondesh publike. “Pas çdo fushate, pas qindra projekteve dhe kantierëve të shpallur me bujë, shqiptarët ende nuk kanë ujë të pijshëm 24 orë në ditë”, shkruan Spahia në një postim të bërë në rrjete sociale. Sipas tij, prej 12 vitesh qytetarët janë ushqyer me gënjeshtra, ndërsa miliarda lekë janë shpenzuar pa asnjë rezultat konkret. Ai kërkon nga SPAK të hetojë menjëherë rastet ku projektet janë shpallur, fondet janë shpenzuar, por infrastruktura e ujësjellësit mungon. Postimi i plotë në FB: Pas premtimit në çdo fushatë elektorale,pas 12 vitesh, pas qindra projektesh, pas qindra kantieresh dhe pas qindra milionë eurosh...