Organizonte dhe nxiste të mitur për të kryer vjedhje, arrestohet 39-vjeçari

Organizonte dhe nxiste të mitur për të kryer vjedhje, arrestohet 39-vjeçari

Kronikë E Mërkurë, 3 Shtator 2025 15:38 Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë, pasi nxiste miturit që të të kryenin vjedhje në zona të ndryshme të kryeqytetit. Njoftimi i policisë: Nxiste 3 të mitur që të organizuar si grup, të kryenin vjedhje në zona të ndryshme të kryeqytetit, kapet 39-vjeçari. I ndaluari, i dënuar më parë për të njëjtin krim, për të cilin shtynte të miturit. Sekuestrohen sende të vjedhura dhe sende që dyshohet se i shërbenin të arrestuarit, për të konsumuar lëndë narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, si rezultat i punës hetimore, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e implikuar në vjedhje, kapën në kuadër të operacionit “Nxitësi”, shtetasin e shpallur në kërkim, Xh. H., 39...