Milinkoviç shtrydh “demat”, spikat afrimi i verës te Partizani. Rikthehet Kote në stërvitje

Milinkoviç shtrydh “demat”, spikat afrimi i verës te Partizani. Rikthehet Kote në stërvitje

Partizani është rikthyer në stërvitje dhe po punon me ritëm të plotë. Ky është momenti për Mladen Milinkoviç, që të punojë më tepër idetë e tij me skuadrën. Dhe tekniku i “demave” po e bën në mënyrën më të mirë. Partizani po aplikon dy seanca stërvitore në ditë. Kështu edhe futbollistët po marrin ngarkesë maksimale, pas dy javëve të Superiores. KOTE- Mesfushori ka lënë plotësisht pas shqetësimet që e kanë penguar të luajë në Superiore. Kote është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës dhe tashmë është koha për të treguar potencialin e tij para Milinkoviç. 21-vjeçari është prej më shumë se dy vitesh pjesë e klubit të kuq. Për Koten është folur shpesh herë me superlative, por dëmtimet e kanë penguar që të ketë vazhdimësi. SPIKAT- Arafat...