Rama publikon pamjet nga aksi i ri rrugor: Perspektivë e re për turizmin në qarkun e Korçës

Rama publikon pamjet nga aksi i ri rrugor: Perspektivë e re për turizmin në qarkun e Korçës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje piktoreste nga aksi rrugor Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, i përfunduar së fundmi. Sipas tij, rruga e re lidh komunitete të shpërndara në një zonë me potencial të lartë natyror dhe kulturor. “Aksi rrugor Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq. Ky segment i përfunduar rishtazi e përmirëson shumë ndërlidhjen e komuniteteve të kësaj zone me qendrat urbane dhe nxjerr në pah një itinerar të ri i cili kalon përmes një peizazhi shumë të bukur, duke nxitur një perspektivë të re për turizmin natyror në këtë qark.”, shkruan Rama krahas fotove të publikuara. Aksi Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq është një arterie e re që lehtëson qasjen drejt qendrave urbane si Maliqi dhe më tej drejt Korçës dhe shënon një hap të rëndësishëm në përmirësimin e...