Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Malaj: Rritje me 382 milionë euro të ardhurat në buxhet gjatë 7-mujorit
Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur sot se të ardhurat e mbledhura në buxhet nga tatimet, doganat dhe kontributet, gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti, arritën rreth 4 miliardë euro, ose 382 milionë euro më shumë, në krahasim me janar-korrik 2024. Malaj bëri të ditur se të ardhurat nga Administrata Tatimore arritën në 1,5 miliardë euro, ose 204,6 milionë euro më të larta gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa nga Administrata Doganore gjatë kësaj periudhe u mblodhën në buxhet 1,4 miliardë euro ose 57,9 milionë euro më shumë se në 7-mujorin e 2024-ës. Për të njëjtën periudhë të ardhurat nga kontributet rezultojnë 1,1 miliardë euro ose 120,2 milionë euro më shumë se...