“Rroga nuk rritet, kurse çmimet janë stratosferike”/ Berisha: Nuk është çudi që të shpërthejë morri dhe zgjebja

“Rroga nuk rritet, kurse çmimet janë stratosferike”/ Berisha: Nuk është çudi që të shpërthejë morri dhe zgjebja

Kreu i Partisë Demokratik, Sali Berisha duke folur në një konferencë për gazetarët theksoi rrogat minimale që nuk rritet dhe çmimet që janë stratosferike. Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se Shqipëria ka pagën minimale më të ulët, ndërkohë që rroga e lartë e zyrtarëve është e jashtëzakonshme dhe e papërballueshme për qytetarët e thjeshtë. “Por prisni, ka edhe tjetrën. Kjo tabelë, ky grafik, çfarë tregon? Tregon se ndër të gjitha vendet evropiane, Shqipëria ka pagën minimale më të ulët. Ndërkohë që Shqipëria ka pagën maksimale, asnjë njeri në Ballkan, asnjë president, asnjë kryeministër, asnjë gjykatës, asnjë prokuror nuk merr rrogën e Altin Troplinit. Jo, nuk i merr 7 mijë euro. Rroga 7 mijë euro nuk njihet në Ballkan. Por ku është problemi tjetër? Në qoftë...