Mbarimi i sezonit, çfarë po ndodh me euron? Eksperti: Ja çfarë pritet të ndodhë me luhatjet e monedhës europiane

Mbarimi i sezonit, çfarë po ndodh me euron? Eksperti: Ja çfarë pritet të ndodhë me luhatjet e monedhës europiane

Pavarësisht se kulmi i sezonit turistik ka përfunduar, luhatjet në kursin e këmbimit valuator kanë qenë minimale. Euro këtë fillim shtatori po këmbehet për 97.5 lekë. Në raport me gushtin, monedha ka shënuar një rritje, por sërish vijon të qëndrojë në nivelet më të ulëta të këmbyera ndonjëherë në vend. Krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, euro po këmbehet me gati 2 pikë më pak. Edhe dollari amerikan është luhatur së fundmi. Monedha është zhvlerësuar më tej në mesjavë dhe sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë po këmbehet për 83.6 lekë. Dollari prej kohësh ka humbur terren edhe në tregjet ndërkombëtare pikërisht për shkak të politikave ekonomike që po ndjek presidenti amerikan, Donald Trump. Drejtor i Shoqatës së Zyrave të Këmbimit, Dritan Vakaj,...