“Individët s’mund t’i tërheqin paratë nga TXEX”, Braçe apel: S’ka qenë bursë, por skemë piramidale, denonconi…

“Individët s’mund t’i tërheqin paratë nga TXEX”, Braçe apel: S’ka qenë bursë, por skemë piramidale, denonconi…

Deputeti socialist, Erion Braçe vazhdon të denoncojë platformën TXEX, përmes së cilës kanë rënë pre e mashtrimit mijëra qytetarë. Në një tjetër reagim në rrjete sociale, deputeti shprehet se ende qytetarët nuk kanë mundësi që të tërheqin paratë e tyre, ndryshe nga sa ka premtuar platforma, duke paralajmëruar se nuk bëhej fjalë me një bursë, por një skemë piramidale. Ai thotë se qytetarët nuk po mund të marrin dot paratë e tyre për shkak të bllokimit të krijuar nga platforma në fjalë. Deputeti apelon qytetarët që të denoncojnë grabitjen te autoritetet shqiptare, në mënyrë që të zgjerohet hetimi me ato të huaja dhe të gjurmohet se kush qëndron pas tyre. “Denonconi pranë autroriteteve shqiptare këtë grabitje të parave tuaja. aduhet ta bëni këtë si csdo...