Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Rama 4” shpallet më 11 shtator, në Asamblesnë e PS veç ministrave do mësohet edhe emri i kreut të Kuvendit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste ditën e enjte, më 11 shtator, për të shpallur prioritetet dhe ekipin me të cilin do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi u ka çuar anëtarëve të Asamblesë njoftimin për mbledhjen dhe rendin e ditës. Në njoftim sqarohet se mbledha do të zhvillohet në orën 09:30 dhe i pari do të flasë kryetari i PS-së, njëherësh kryeministri Edi Rama dhe pjesa tjetër e mbledhjes do t’i kushtohet pyetjeve apo diskutimeve. Kjo është mbledhja më e rëndësishme e forumeve socialiste pasi kryeministri Edi Rama do të skicojë mandatin e katërt qeverisës dhe do të shpallë emrat e ministrave me të cilët ai synon të drejtojë vendin...