Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Filtrat e cigareve, rreziqet që paraqesin për shëndetin dhe mjedisin
Filtrat e cigareve u shfaqën në vitet 1950, me premtimin e uljes së rreziqeve shëndetësore të duhanpirësve. Më shumë se 70 vjet më vonë, ne e dimë se filtrat jo vetëm që nuk i zvogëlojnë rreziqet, por në fakt mund t’i rrisin ato, ndërkohë që përbëjnë edhe një problem serioz mjedisor. Në praktikë, studimet shkencore tregojnë se ato nuk e zvogëlojnë rrezikun e kancerit të mushkërive dhe sëmundjeve të tjera serioze. Filtrat e zbusin tymin dhe e bëjnë më të lehtë thithjen, gjë që mund të rrisë rreziqet për duhanpirësit. Në vitet 1950, disa filtra madje përmbanin asbest. Pavarësisht provave të qarta, shumë duhanpirës ende besojnë se filtrat e bëjnë pirjen e duhanit më të sigurt. Megjithatë, cigaret me filtra vazhdojnë të krijojnë një iluzion...