Izraeli lëshon satelitin spiun “Ofek 19”: I mbajmë nën vëzhgim armiqtë 24/7

Izraeli lëshon satelitin spiun “Ofek 19”: I mbajmë nën vëzhgim armiqtë 24/7

Izraeli ka lëshuar në hapësirë mbrëmjen e së martës satelitin spiun “Ofek 19”. Sipas “The Times of Israel”, sateliti që do të përdoret për zbulim ushtarak, u lëshua në orën 22:30 nga baza ajrore Palmachim. Të mërkurën në mëngjes, Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se pajisja hyri me sukses në orbitë, filloi transmetimin e të dhënave dhe kaloi një seri testesh fillestare. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se ky lëshim përfaqëson jo vetëm një arritje teknologjike, por edhe një paralajmërim për kundërshtarët e Izraelit. “Lëshimi i satelitit ‘Ofek-19’ është një arritje me standarde më të larta globale… dhe një mesazh për të gjithë armiqtë tanë, kudo që ndodhen – ju vëzhgojmë në çdo moment dhe në çdo rrethanë,” shkroi ai në X. Ministria e Mbrojtjes tha se...