Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Garnacho: Isha tifoz i Chelsea kur isha fëmijë, ky është lojtari që kam patur idhull
3 Shtator 2025 13:41 Telesport Një nga blerjet e fundit të Chelsea në merkaton e verës është argjentinasi Alejandro Garnacho. Ai erdhi për 40 milionë euro nga Manchester United. Në një interviatë për mediat ángflezë, anësori 21-vjecar ka pranuar se ishte tifoz i Chelsea kur ishte fëmijë. Jo vetëm kaq, por ai dëshiron të ndjekë gjurmët e Eden Hazard. “Ardhja te Chelsea është një hap i madh për mua. Situata e klubit është një hap i mirë për mua dhe karrierën time”, tha Garnacho. Më tej, argjentiasi shtoi: “Kam parë Premier League kur isha i vogël. Më pëlqente Eden Hazard, prandaj e mbështesja Chelsea kur isha fëmijë. Ai ishte një referencë, mënyra se si luante. Ne luanim në të njëjtën pozicion“.